Fillimi | Lajme | Maqedoni | Me helikopter u shpëtuan 12 arsimtarët e Brezës dhe Malinës

Me helikopter u shpëtuan 12 arsimtarët e Brezës dhe Malinës

image


Dymbëdhjetë  arsimtarët të cilët ishin të bllokuar në fshatrat Brezë dhe Malinë të Karadakut të Shkupit, për shkak të rrugëve të pakalueshme dhe shtresave të mëdha të dëborës, pasdite me helikopterin e ARM-së u evakuuan dhe u sollën në Shkup. Pesë arsimtarë kishin ngelur në shkollën fillore të Brezës kurse shtatë tjerë në shkollën e Malinës. Banorët e kësaj ane ankohen se janë të izoluar nga bota për shkak të kushteve të motit.
“Jemi shumë të gëzuar që në këtë rast na dolët në ndihmë dhe vërtetë jemi shumë të kënaqur, nuk e kemi pritur që në këtë moshë të hypim në helikopter, nuk ua harojmë këtë të mirë. Armata duhet ti ndihmoj popullit, për shkak se këto fshatra me të vërtetë janë shumë të izoluara, nuk mund të qarkullojnë lirshëm, kanë probleme me gjërat elementare ushqimore, a të mos flasim për njerëzit dhe për kafshët, kështu që këto fshatra siç e patë edhe vetë janë totalishtë të izoluara nga bota. Tani edhe rrymë nuk kanë kështu që nevojitet ndihmë institucionale qoftë nga shteti, qoft nga shoqatat e ndryshme humanitare, meqë me të vërtet është primare për këto fshatra se janë të bllokuar një kohë bukur të gjatë”, u shpreh një banorë. 
Përfaqësuesit e ARM-së që morën pjesë në këtë aksion të shpëtimit thonë se ajo ishte pjesë e punës së tyre.
“Çdoherë këto misione kanë një dozë të rrezikut, por bëhet fjalë për ekuipazh të trajnuar, kështu që kushtet lejojnë dhe mendoj se nuk kishte kurrfarë problemesh. Ne jemi në dispozicion të të gjithë banorëve të Maqedonisë, do të vazhdojmë të punojmë për popullin”, deklaroi  Kire Kolevski, komandant i njësitit ajror.
“Njësiti jonë është specializuar për punë të tilla, për shpëtim të till të personave të pafat, si ushtarak ashtu edhe civil. Kjo është pjesë e punës që e ushtrojmë rregullisht”, tha Sasho Danevski, major.
Për shkak të shtresave të dëborës e pakalueshme është rruga nga fshati Goshincë deri në Brezë në gjatësi prej 8 km. Atje nxënësit për shkak të borës nuk janë në gjendje që ta ndjekin mësimin. Nga qendra për menaxhim me kriza, iu bënë thirrje të gjithë qytetarëve sidomos ata që jetojnë në viset malore të Karadakut të Shkupit, Tetovës dhe rreth Velesit, si dhe ata në qendrat e skiimit, nëse vërejnë çfarëdo rreziku të lajmërohen në numrin falas të telefonit 195 që punon 24 orë. Ndërkaq, për ditët e ardhshme meteorologët parashikojnë rënie të temperaturave të mëngjesit që do të lëshohen edhe deri në -20 gradë celsius. Alsat-M.

Shtoni në: Add to Facebook Facebook | Digg this story Digg | Post to Myspace Myspace |
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Votoni këtë tekst
0

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos: