Click to Listen

 

 
 
Radio Vati - 88.4 fm stereo www.vati.com.mk - info@vati.com.mk.- tel 02/ 30-63-086 - 30-74-625
Cërvenkovski: Ndarja e Kosovës rrezik p&
Nga 1 janari benefite shtetërore për "Be
Reagim i BFI-së për pezullimin e më
Maqedonia shënon 15 vjet nga vendosja të
Ish- Presidenti i Finlandës, Martti Ahtisaari
Zanier: UNMIK-u do te kete nje prezence te forte n
Diskutim për efektet nga vendosja e bruto pag
SHBA përshëndesin shtrirjen e EULEX it d
Kundërshtohet ashpër projekti i ‘Shkupit 2014’
Video-prezantimi i projektit ‘Shkupi 2014’ i paraqitur nga Komuna Qendër, ku parashikohej vendosja e ndërtesës së administratës së qytetit në vendin ku dikur ka ekzistuar Xhamia Burmali, sot ka nxitur shumë reagime. Nga këshilli për rindërtimin e Xhamisë Burmali thonë se video-prezantimi i djeshëm ishte një mesazh i zymtë për qytetarët e vendit meqë aty nuk ishte përfshirë asnjë kulturë dhe civilizim që nuk është maqedonase dhe ortodokse.
“Sheshi i Shkupit nuk është loja FarmWille që e luajnë fëmijët por është një punë tejet serioze për të cilën duhet ta kenë parasysh duke filluar prej kryeministrit e deri tek funksionarët më të vegjël. Duke filluar nga java e ardhshme do bëjmë takime intensive me faktorin ndërkombëtar prezent këtu në Maqedoni dhe do ua përcjellim atyre këto shqetësimet tona që i kemi si dhe presionin që kemi nga anëtarësia që kjo punë mos të vazhdoje kështu”, deklaroi Ramadan Ramadani – përfaqësues i Këshillit për rindërtimin e Xhamisë Burmali.
Ndërkohë nga OJQ ‘Sheshi Liria’, i bëjnë apel Qeverisë, që edhe një herë ta marrë në shqyrtim vendimin për lejimin e kishës ‘Shën Konstantini dhe Elena’. Madje nga organizatë theksojnë se në sheh nuk duhet të ndërtohet as kishë e as xhami.
“Bëhet fjalë për disa projekte të cilët e shëmtojnë, e përdhunojnë qytetin. E bëjnë Shkupin të duket ashtu siç duken qytete të cilat janë ndërtuar disa shekuj para shekullit 21. Shkupi pas tërmetit të 1963 është rindërtuar si qytet modern dhe jo si qytet antikë dhe në këtë drejtim ajo që dje u prezantua, nuk ka vlerë. Duke marrë parasysh faktin se çfarë ilustrimi muzikor kishte projekti, muzikë që Qeveria e shfrytëzon për qëllime propagandistike, shihet qartë se ky është projekt i Qeverisë dhe jo i Komunës Qendër”, theksoi Nikolla Naumovski – nga ‘Plostad Sloboda’.
Ndërkohë, edhe Lëvizja Qytetare "ZGJOHU!", e mbështetur nga mbi 20 OJQ tjera shqiptare,dënon ashpër dhe e cilëson si të papranueshëm projektin "Shkupi 2014" të
prezantuar nga Qeveria nëpërmjet Komunës Qendër. Gjithashtu nga ZGJOHU thonë se “pas 3 viteve me paralajmërime të njëpasnjëshme konstruktive dhe dashamirëse përgjegjësia për përkeqësimin dhe radikalizimin e situatës do t'i takojë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Komunës Qendër, e cila me kokëfortësi vazhdon të provokojë shqiptarët dhe komunitetet tjera”.
Projekti "Shkupi 2014", sipas ‘Zgjohu!’, ka për qëllim të nxitë urrejtje dhe ngjason me skenarin dhe temën e filmit 2012 të përkthyer në rrethana vendore. Të vetmit që sot nuk pranuan të reagojnë ishin nga Myftinia e Shkupit dhe Bashkësia Fetare Islame. Të kontaktuar nga Alsat, ata thanë se Myftinia e Shkupit do të dalë më reagim, por pa precizuar se kur. 
Modifikimi i fundit: 7:28:09 PM / 2/5/2010
81 herë i lexuar
S H K U P

Cili ?sht? telefoni juaj i preferuar?
Nokia
Sony Ericsson
Samsung
Panasonic
Siemens
Mototola
Philips
Alcatel
Sony
Sharp
Sagem
Rezultati

.............................................................................................................................................................................................................................................................................................................................
Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund te kopjohen, te shtypen ose te perdoren ne cfaredo forme tjeter per qellime perfitime,pa miratimin e drejtuesve te "RADIO VATI".Per ta shfrytezuar materialin e ketij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e perdorimit
Te gjitha te drejtat jane te rezervuara © RADIO VATI 2008

Zhvilluar dhe dizajnuar nga: ARDHMERIANET.COM