Click to Listen

 

 
 
Radio Vati - 88.4 fm stereo www.vati.com.mk - info@vati.com.mk.- tel 02/ 30-63-086 - 30-74-625
Cërvenkovski: Ndarja e Kosovës rrezik p&
Nga 1 janari benefite shtetërore për "Be
Reagim i BFI-së për pezullimin e më
Maqedonia shënon 15 vjet nga vendosja të
Ish- Presidenti i Finlandës, Martti Ahtisaari
Zanier: UNMIK-u do te kete nje prezence te forte n
Diskutim për efektet nga vendosja e bruto pag
SHBA përshëndesin shtrirjen e EULEX it d
Gruevski provon të realizojë një ide të faraonëve
Projekti “Shkupi 2014” është një ëndërr e keqe e Gruevskit në formën e një plani urbanistik për ndryshimin e pamjes së qendrës së kryeqytetit, konsideron lideri i LSDM-së Branko Crvenkovski. Sipas tij, Gruevski me politikën e përmendoreve dhe objekteve të reja ka humbur kontaktin me realitetin dhe provon të realizojë një ide të faraonëve. Cërvenkovski konsideron se projekti për qendrën e qytetit duhet të jetë çështje e referendumit pasi preket çështja e identitetit kulturor dhe kombëtar të qytetarëve të Maqedonisë.
“Dje ishim dëshmitarë të prezantimit të një prej ëndrrave të këqija të Gruevskit kësaj radhe në formën e një plani urbanistik për ndryshimin e pamjes së qendrës së Shkupit dhe kjo deri në vitin 2014. Skulpturat e porositura dhe muzeumet janë kulmi i një politike të kiçit dhe harxhimit, Gruevski shpejtoi të na bindë se ai gjithmonë mund të bëjë edhe më tepër. Është e dukshme se kontakti me çfarëdo realiteti ka humbur”, deklaroi Branko Crvenkovski – lider i LSDM-së.
Sipas Cërvenkovskit. me këtë projekt urbanistik po përpiqet që të krijohet në mënyrë artificiale një histori e re e Maqedonisë në 2010-ën. Lideri i LSDM-së konsideron se do të shpenzohen mijëra euro për një projekt privat të Gruevskit.
Nga ana tjetër ministrja e kulturës sot reagoi ndaj konferencës së LSDM-së. Sipas saj, Cërvenkovski nuk mund të kritikojë, pasi në kohën kur ka qenë në pushtet nuk është ndërtuar asgjë.
“Që të kritikosh duhet të ofrosh projekt për qendrën e qytetit. Për fat të keq Cërvenkovski nuk ka ofruar asnjë projekt këto 20 vjet, për këtë shkak edhe Shkupi ka vazhduar të jetojë si qytet gri. Nuk mund të kuptojmë pse po kritikohet ky projekt në të cilin marrin pjesë arkitektë dhe ekspertë të njohur nga vendi dhe bota. Gurin e parë e hodhi Cërvenkovski, i cili gjatë karrierës së tij politike nuk ndërtoi absolutisht asgjë në Maqedoni”, theksoi Elizabeta K. Milevska – ministre e Kulturës.
Sipas ministres, projekti kushton vetëm 0,5-1 përqind të buxhetit të shtetit, varësisht nga buxheti për një vit deri në 2014-ën.
Modifikimi i fundit: 7:32:19 PM / 2/5/2010
60 herë i lexuar
S H K U P

Cili ?sht? telefoni juaj i preferuar?
Nokia
Sony Ericsson
Samsung
Panasonic
Siemens
Mototola
Philips
Alcatel
Sony
Sharp
Sagem
Rezultati

.............................................................................................................................................................................................................................................................................................................................
Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund te kopjohen, te shtypen ose te perdoren ne cfaredo forme tjeter per qellime perfitime,pa miratimin e drejtuesve te "RADIO VATI".Per ta shfrytezuar materialin e ketij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e perdorimit
Te gjitha te drejtat jane te rezervuara © RADIO VATI 2008

Zhvilluar dhe dizajnuar nga: ARDHMERIANET.COM