Click to Listen

 

 
 
Radio Vati - 88.4 fm stereo www.vati.com.mk - info@vati.com.mk.- tel 02/ 30-63-086 - 30-74-625
Cërvenkovski: Ndarja e Kosovës rrezik p&
Nga 1 janari benefite shtetërore për "Be
Reagim i BFI-së për pezullimin e më
Maqedonia shënon 15 vjet nga vendosja të
Ish- Presidenti i Finlandës, Martti Ahtisaari
Zanier: UNMIK-u do te kete nje prezence te forte n
Diskutim për efektet nga vendosja e bruto pag
SHBA përshëndesin shtrirjen e EULEX it d
Sejdiu i gatshëm të takohet me Tadicin
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka deklaruar se është i gatshëm të bisedojë me presidentin e Serbisë, Boris Tadic, kudo dhe kurdo, por me kusht që ky takim të jetë në cilësinë e presidentëve të dy shteteve të pavarura.

“Këto duhet të jenë bisedime ndërshtetërore, e jo çfarëdo bisedimesh për statusin e Kosovës, për çka edhe flitet vazhdimisht në Beograd. Ne jemi shtet i pavarur”, ka deklaruar Sejdiu në një intervistë për të përditshmen “Jutarnji List”, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Duke thënë se në Beograd për Kosovën flitet si për një problem, Sejdiu ka thënë se ky problem nuk ekziston, por ekzistojnë ato probleme ata që i krijojnë si të tilla në rajon.

”Jemi të gatshëm t’i lëmë mënjanë ato gjërat e tmerrshme që kanë ndodhur, të gjitha ato krime që na janë bërë dhe të bisedojmë hapur dhe në formë të barabartë. Të gjithë ne duhet që me sjelljen tonë t’i kontribuojmë qetësimit të tensioneve në rajon, sepse të gjithë për synim kemi paqen, bashkëpunimin me të gjithë përreth, zhvillimin dhe anëtarësimin në NATO dhe BE”, ka thënë Sejdiu.

Ai ka vlerësuar se “Serbia e sotme duhet të çlirohet nga barra dhe mbetjet e politikës së Millosheviqit”.

Modifikimi i fundit: 4:41:26 PM / 2/26/2010
85 herë i lexuar
S H K U P

Cili ?sht? telefoni juaj i preferuar?
Nokia
Sony Ericsson
Samsung
Panasonic
Siemens
Mototola
Philips
Alcatel
Sony
Sharp
Sagem
Rezultati

.............................................................................................................................................................................................................................................................................................................................
Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund te kopjohen, te shtypen ose te perdoren ne cfaredo forme tjeter per qellime perfitime,pa miratimin e drejtuesve te "RADIO VATI".Per ta shfrytezuar materialin e ketij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e perdorimit
Te gjitha te drejtat jane te rezervuara © RADIO VATI 2008

Zhvilluar dhe dizajnuar nga: ARDHMERIANET.COM