 Port-o-Prens, 4 shkurt - Në Haiti vazhdojnë protestat e organizuara të banorëve të pakënaqur të cilët kërkojnë që t'u sigurohet punë dhe ushqim, si dhe kthimi i sërishëm i fëmijëve në shkollë.
"Kryebashkiaku tha se nëse dëshirojmë racion duhet të japim shtatë dollarë amerikane që të fitojmë oriz. Unë nuk kam burrë. Unë jam edhe nënë edhe babë. Nuk kam ushqim që t'u jap fëmijëve", deklaroi një banore e Port-o-Prensit.
Bilanci i deritanishëm i viktimave në tërmetin katastrofik nga 12 janari arrin 170.000 persona. Kombet e Bashkuara kërkuan nga ish presidenti amerikan Bill Klinton, i cili është deputet special i kësaj organizate për Haitin, që ta koordinojë ndihmën ndërkombëtare për normalizimin dhe ripërtrirjen e vendit karib. |